Koronavirusi/ Nis përdorimi i maskave në Tiranë, abuzime me çmimet. Ja kur duhet të përdoren (FOTOT)

Alarmi i koronavirusit ka shtuar dukshëm përdorimin e maskave në Tiranë, ndonëse ky artikull ka një mungesë të theksuar në farmaci. Por, edhe kur gjendet, çmimet janë tepër të larta dhe variojnë nga 50 deri në 500 lekë. Këtë e pohuan për A2 vetë farmacistët që e shesin, por edhe blerësit.

“Nuk kemi gjendje në depo përsa i përket maskave”, thonë farmacistët.Ndërsa një qytetare tregon: “Dje kushtonte 20 lekë maska, sot e bleva 150 lekë”. Por, kur përdoret më shpesh maska dhe disinfektanti dhe çfarë efektesh kanë ato?

“Ata që shkojnë në spital duhet ta përdorin maskën. Disinfektuesi duhet mbajtur nëse përdoret tualeti publik ose qëndrojmë gjatë në vende publike”, shprehet një farmaciste.

Megjithatë, farmacistët apelojnë për mospërhapje paniku. Edhe pas këtij apeli, duket se maskat do të përdoren nga çdo moshë përgjatë kohës së alarmit nga koronavirusi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.