“Jetoj me 400 mijë lekë”, Manushi nuk e beson Alesia Bamin: Hiqi… (FOTO)

Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” u fol për pagat dhe u krijua një debat i madh në studio. Gjatë kësaj bisede, moderatorja Alesia Bami u shpreh se rroga e saj e parë në televizion kapte shifrën e 300 mijë lekëve të vjetra.

Ndërsa sot ajo u shpreh se mund të jetonte edhe me 400 mijë lekë të vjetra. “Rroga ime e parë në televizion ka qenë 300 mijë lekë dhe më ndihmonin edhe prindërit. Kurse sot mund të jetoj edhe me 400 mijë lekë”, u shpreh Alesia.

Menjëherë ka reaguar moderatori i njohur, Edi Manushi, duke i kërkuar asaj që të heqë këpucët për të parë markën e tyre. “Stop, hiqi këpucët, hiqi”, i tha Manushi dhe kontrolloi edhe orën e Alesias nëse e kishte flori.

“Unë po thoja që mund ta kalosh edhe me 40 mijë lekë se gjithçka ka të bëjë me menaxhimin e gjërave”, përfundoi Alesia.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.