Ivanka Trump “çmend” indianët, e bija e presidentit amerikan shfaqet e veshur… (FOTO)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndodhet këtë të hënë në Indi, për një vizitë dyditore zyrtare. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e e tij, Zonja e Parë, Melania Trump.

Ndërkohë vajza e tij, Ivanka Trump, ishte duke e pritur atë në pistën e aeroportit ndërkombëtar, Vallabhbhai Patel në Ahmedabad.

38-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të bardhë me mëngë të shkurtra, i cili kishte në të edhe disa modele lulesh të kuqe. Fustani e nxirrte mjaft bukur dhe elegante të bijën e Trump, e cila herë pas here komentohet për veshjet e saj.

Ivanka e kompletoi pamjen e saj me buzëkuq ngjyrë rozë dhe një palë vëthë që binin menjëherë në sy. Mediat e huaja kanë kapur momentin kur Ivanka dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë takuar, dhe i kanë dhuruar njëri-tjetrit një puthje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.