Francezi milioner kapet në Sarandë, “thesin” me para e kishte kaluar në Rinas

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme prej 106 mijë e 890 euro dhe 102 dollarë, që posedonte një shtetas francez, ndërsa ka nisur procesimin penal ndaj tij.

Policia e Sarandës gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe  goditjen e paligjshmërisë, edhe si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me Policinë Kufitare të Rinasit, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç dhe gjatë kontrollit këtij shtetasi i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë. Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre.

Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.