Epidemia e koronavirusit në Itali nisi nga një spital, prandaj ka kaq shumë raste

Në Itali epidemia nisi nga një spital. Kjo është teoria që paraqet në një intervistë për Corriere della Sera Massimo Galli, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Milanos dhe drejtues i departamentit të sëmundjeve infektive III të Spitalit Sacco në Milano.

“Ne kemi pasur situatën më fatkeqe të mundshme, domethënë nxitjen e një epidemie në kontekstin e një spitali, siç ndodhi me Mersin në Seul në 2015. Për fat të keq, në këto raste, spitali mund të kthehet në një amplifikator të frikshëm dhe përforcues i infeksionit nëse sëmundja është sjellë nga një pacient tek i cili nuk është identifikuar rreziku menjëherë. Ata që shkuan në spitalin e Codognos nuk kishin qenë në Kinë. Cështja e parë klinike e koronavirusit aty u trajtua pa masat e nevojshme paraprake sepse është interpretuar si patologji tjetër”, është shprehur profesori.

Sipas Gallit, ka mundësi që dikush, i mbërritur në fazë inkubacioni, ta ketë zhvilluar infeksionin gjatë kohës që ishte në Itali pa shfaqur simptoma, ose me shenja shumë të lehta, e kjo e ka lejuar që të vazhdojë jetën si normalisht, dhe kështu, pa e ditur as vetë, ka infektuar njerëzit rreth e rrotull.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.