“E bën për…”/ Modelja poston pamjet teksa i jep gji të birit, fansat e “kryqëzojnë” për këtë detaj (FOTO)

Vetëm pak javë më parë, Ashley Graham, u bë nënë për herë të parë. Modelja e famshme është mjaft aktive në profilin e “Instagram”-it, ku me ndjekësit e saj të shumtë ndan momente të ndryshme nga përditshmëria.

Gjatë periudhës së pritjes së ëmbël, Ashley nuk e pati asnjëherë problem që të tregonte se si po transformohej trupi i saj.

Madje edhe pas lindjes së vogëlushit, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit një foto që tregonte se si është bërë barku i saj.

Ashley gjithashtu publikon foto edhe me të birin. E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku ka postuar një pozë ku ajo shfaqet teksa ushqen fëmijën me gji, veprim ku që u kritikua nga fansat, të cilët shprehen se gjithë kjo është për të marrë vëmendje.

Madje ndjekësit e saj vunë re edhe një tjetër detaj për të cilin e “kryqëzuan”. Teksa i jep për të pirë të birit, Graham e ka mendjen te telefoni që mban në duar. Për këtë ndjekësit i shkruajnë që nuk është aspak mirë dhe se duhet ta mbajë celularin larg të birit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.