Dhëndri i kapur për krahu me vjehrrën, Dafina poston foton e veçantë të të dashurit dhe mamasë (FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri, pak javë më parë bëri publike lidhjen e saj. Madje ajo ka zbuluar edhe se familja e saj, nëna dhe motra e kanë takuar dhe e miratojnë lidhjen me Dj-in e njohur, Geek.

Së fundmi, Dafina ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet nëna e këngëtares që ka kapur për krahu Dj Geek, ndërsa ecin dhe bëjnë shëtitje. Pranë tyre është Dafina që i filmon dhe motra e këngëtares.

Me këtë foto, Dafina tregon se romanca e saj po ecën në hapat e duhur dhe ka marrë bekimin e familjes së saj.

Pak ditë më parë, Dafina publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej duke puthur partnerin e saj, për të treguar publikisht dashurinë që ndjen për të.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.