Dalin pamjet e tmerrshme, ja tregu që mund të kthehet në vatër të koronavirusit (FOTO)

Foto të tmerrshme të publikuara së fundmi tregojnë kufoma qensh, lakuriqësh apo majmunësh në tregun ekstrem të mishit në Tomohon të Indonezisë, për të cilin është ngritur alarmi se do të jetë inkubatori i ardhshëm i koronavirusit vrasës.

Në atë që njihet si një nga tregjet më të frikshëm të botës shihen gjithahtu kafshë ekzotike që rrihen për vdekje apo digjen për vdekje para klientëve.

Por megjithë panikun botëror për epideminë shitësit e blerësit në Tomohon nuk duket se merakosen dhe tregtia makabre vazhdon normalisht.

Në të shiten e blihen lakuriqë, gjarpërinj, qen e majmunë si ushqime delikate ekzotike.
Para epidemisë tregu ekstrem i Tomohon ishte një nga atraksionet kryesore për turistët kinezë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.