Të gjithë sytë te nëna e motrave milionere, vjehrra e Dua Lipës shkëlqen në Milano (FOTO)

Ajo ndjek hap pas hapi shkëlqimin e karrierës së dy vajzave të famshme, Gigi dhe Bella Hadid. E sigurisht që Yolanda Hadid është një nënë krenare për arritjet e të bijave si dhe të djalit të saj, Anwar.

56-vjeçarja është parë të shtunë në Milano, gjatë javës së modës. Ish-ylli i “Real Housewives of Beverly Hills” mbante veshur një kostum shumëngjyrësh që e nxirrte mjaft elegante dhe i tregonte bukur belin e hollë.

Vjehrra e këngëtares së famshme, Dua Lipa, kishte zgjedhur gjithashtu një pallto me kuadrate dhe ngjyra të ndryshme të vjeshtës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.