PD-ja kundër vendimit të qeverisë për karantinën në Kavajë ndaj koronavirusit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi e ka quajtur papërgjegjshmëri vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ta kthyer repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës në karantinë.

“Kjo është papërgjegjshmëri! Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve. Ky është një provokim i rëndë për Kavajën! I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për kryeministrin. Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!’, shijori ai në Facebook.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.