Koronavirusi/ Austria vendos që të ndalojë disa linja udhëtimi trenash me Italinë

Përhapja e koronavirusit në Itali ka sjellë shqetësim edhe në Austri. Në mbrëmjen e së dielës, Austria vendosi që të ndalojë disa linja udhëtimi me trena në kufirin e saj me Italinë, pasi zyrtarë raportuan se dy pasagjerë ishin të infektuar me koronavirus dhe ishin ndalur në kufi.

Ndërmarrja hekurudhore shtetërore “ÖBB” tha për DW se trenat “Brenner Pass” e kanë të ndaluar të hyjnë në Austri dhe anasjelltas.

“Asnjë tren tjetër italian nuk planifikohet të kalojë nëpër “Pass Brenner” sonte,” tha kompania në një deklaratë dërguar DW, duke shtuar se ky vendim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të ri.

Ministria e Brendshme e Austrisë tha në një deklaratë për median se treni në fjalë kishte udhëtuar nga Venecia për në Mynih dhe se autoritetet italiane njoftuan homologët e tyre austriakë për dy persona që shfaqnin simptoma të etheve në tren.

Ministria e Brendshme austriake tha se treni ku ishin dy të infektuarit, aktualisht është ndalur në territorin italian. Dy pasagjerët që shfaqnin simptoma besohej se ishin dy gra gjermane.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.