“Fati i lojërave”/ Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për 31 të arrestuar

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e arrestit për 31 persona të arrestuar nga operacioni i madh i Policisë së Shtetit më 20 shkurt i quajtur “Fati i lojërave” .

Agjentët e policisë kanë goditur kështu një rrjet të mirë organizuar që merrej me organizimin lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme, ku u vunë në pranga 115 persona, u proceduan në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim. Në total u sekuestruan 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

Gjykata e Tiranës vendosi si të ligjshëm arrestimin nga policia të disa prej tyre dhe vendosi masat e arrestit:

-Ali Çaushi , arrest në burg

-Ilirjan Balla arrest në burg

-Redinel Hamolli arrest në shtëpi

-Erjon Kreka arrest në burg

-Igli Spaholli arrest në burg

-Klajdi Kuqo arrest në burg

-Adi Murra arrëst në shtepi

-Elvis Brahimi arrest në burg

-Melaim Hyka arrest në burg

-Endri Osmanaj arrest në shtepi

-Taulant Reci arrest në burg

-Haxhi arrest në burg

-Erjon Muja arrest në burg

-Klajdi Toska arrest në shtëpi

-Romir hamitaj arrest në burg

Ndërkohë që për disa të tjerë të arrestuar gjatë këtij operacioni, gjykata vendosi:

-Ledion Malicka detyrim paraqitje

-Klevis Dedja detyrim paraqitje

-Isuf Tato detyrim paraqitje

-Arjan Kasellari detyrim paraqitje

-Drini Gora detyrim paraqitje

-Denis Hysko detyrim paraqitje

-Edrian Myftari detyrim paraqitje

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.