“Çfarëëë”/ Fero i bëri foton më seksi që keni parë, por Arbenitës nuk i pëlqeu aspak komenti (FOTO)

Arbenita Ismajli dhe Fero janë një ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Pas shumë fjalëve se ata janë ndarë, duket se është e kundërta, ata po jetojnë ditët më të bukura pranë njëri-tjetrit dhe ndihen më të dashuruar se kurrë.

Që kur bënë publike lidhjen e tyre, ata nuk patën aspak problem që të ndanin me ndjekësit momentet më romantike me njëri-tjetrin. Gjithashtu edhe komentet në fotot që hedhin në “Instagram” janë të ëmbla.

Së fundmi, modelja ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet shumë seksi me të brendshne dhe kjo nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e Feros.

“Nga 14183 fotot që më bëri i dashuri im, kjo ishte më e mira”, shkruan Arbenita duke lënë të kuptohet se foton ja ka shkrepur reperi. Ky i fundit nuk ka mundur që të mos komentojë: “Fuck ju”.

Ndërkohë Arbenita i ka kthyer sërish një përgjigje duke i thënë se pavarësisht kësaj, ajo e do. “Çfarëëë? Ti duhet të mësosh, gjithsesi të dua”, shkruan modelja.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.