Sanders paralajmëron Putin: Qëndro larg zgjedhjeve në SHBA!

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders ka dënuar përpjekjet e raportuara të Rusisë për të ndihmuar në fushatën e tij zgjedhore, duke ju thënë të qëndrojnë larg zgjedhjeve amerikane.

Sanders tha se disa zyrtarë amerikanë i kishin thënë muajin e kaluar për përpjekjet e Rusisë që të ofrojë ndihmë në fushatën e tij.

Gjatë një fjalimi në Bakersfield të Kalifornisë, Sanders tha se nuk është e qartë mënyra se si Rusia ka dashur të ndërhyjë në zgjedhje, por theksoi se ka refuzuar fuqishëm çdo përpjekje për ndërhyrje.

Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për autokraci dhe përpjekje për të sjellë përçarje në SHBA.

Sanders konsiderohet garuesi kryesor nga ana e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ndërkaq, presidenti Trump, gjatë fushatës në Nevada, tha se ndërhyrja ruse është propagandë e nisur nga demokratët.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.