Musa “lavatriçja” shfaqet si servil i Ramës, qesh edhe kur s’ka humor

Edi Rama ka dalë edhe këtë të shtunë në punë për të inspektuar rrugën Grekan-Shelgu-Gjyrale, pjesë e unazës së Dumresë, që lidh Belshin me Cërrikun. Ai shoqërohej, ndërkohë që ecte në një xhade fshati, nga Taulant Balla dhe Musa Ulqini.

Mirëpo ndërkohë që kryeministri u fliste kamerave disa qen nuk po i ndaheshin. Pasi duroi e duroi lehjen e tyre pa pushim, Rama më në fund iu kthye kafshëve: “Pushoni mor analistë”.

Ndërkohë në këtë moment kamera u fiksua mbi fytyrën e deputetit Musa Ulqini, zgjërdhirja e ekzagjeruar e të cilit me batutën e Ramës i kalonte kufijtë e çdo servilizmi.

Natyrisht, askush nuk i ka kërkuar Ulqinit, një gazetar i vjetër i gazetës së lavdishme Zëri i Popullit, të kundërshtojë hapur shefin e tij për gjuhen ndaj mediave. Kjo është mbi mundësitë e veta. Por për hir të profesionit të vjetër, apo edhe të faktit se është anëtar i komisionit të mediave ku ka mbrojtur me pathos lirinë e shtypit, ai mund të qëndronte neutral.

Por jo, Musai e shkau gojën si çorape me batutën gjeniale të shefit, duke i dhënë të drejtë ish-kryetarit historik Fatos Nano, që si pasojë e aftësisë të tij për t’u përulur, e quante “Musa lavatriçja”.

Belsh – Përfundojnë të tre fazat e projektit të Rilindjes Urbane, që ka nxitur investime të rinjsh, ndër ta edhe të kthyer nga emigracioni, për të ngritur sipërmarrje të vogla në funksion të shfaqjes së “papritur” të një turizmi që rritet hap pas hapi, me fundjava plot me vizitorë nga Tirana e qytete të tjera dhe sezon veror me turistë të huaj, çka po kthen plot shtëpi në bujtina😀🌳🚴🏻‍♂️🌺#RilindjaUrbaneShkonKudo me vizion, punë, vullnet dhe durim😊

Publiée par Edi Rama sur Samedi 22 février 2020

Lapsi.al

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.