E ftuar në emisionin e njohur italian, Alketa Vejsiu flet për prindërit e divorcuar: Isha 6 vjeçe kur… (FOTO)

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka dhënë ditën e sotme një intervistë për emisionin e famshëm italian, “Verissimo” në “Canale 5”.

Gjatë intervistës, Alketa foli për jetën e saj profesionale, mënyrën se si shkoi si prezantuese në “Sanremo” si dhe për jetën e saj private.

Kur moderatorja e njohur italiane e pyeti për fëmijërinë e saj, Alketa nuk ngurroi që të tregonte historinë e ndarjes së prindërve. “Kur isha 6 vjeçe prindërit e mi u ndanë. Babai shkoi në Greqi dhe na ka ndihmuar gjithmonë”, tha Alketa.

Më pas ajo u shpreh se ka bërë çdo gjë që prindërit e saj të ishin të lumtur dhe krenarë për të. “Ishin shumë krenarë kur mora pjesë në Sanremo dhe kam bërë çdo gjë që ata të ishin të lumtur”, tha Vejsiu.

Më pas moderatorja e njohur u shpreh se e shijon jetën në çdo moment dhe se është falenderuese për çdo ditë që jeton.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.