E frymëzuar nga fotot e mamasë së saj nudo, 22-vjeçarja “djeg” rrjetin me pozat me bikini (FOTO)

Ireland Basinger Baldwin është vajza e dy aktorëve të famshëm, Kim Basinger dhe Alec Baldwin. 22-vjeçarja përveçse ka marrë profesionin e prindërve, ajo frymëzohet nga e ëma për fotot seksi e provokuese.

Në profilin e saj në “Instagram” aktorja e njohur poston foto e video nga më të ndryshmet, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

E sigurisht që ajo ndan me ndjekësit e saj foto ku shfaqet mjaft seksi e provokuese e veshur me bikini, por edhe nudo.

Madje në vit më parë, Ireland u frymëzua nga fotot e realizuara nga mamaja e saj 24 vite më parë dhe u zhvesh e gjitha. Ishte për një kauzë, pasi pjesët intime i mbulonte me shkrimin: “Më mirë nudo sesa e veshur me pellush”.

“Pashë fotot kur nëna ime xhiroi këtë fushatë dhe ishte diçka frymëzuese që ta bëja edhe unë”, tha në atë kohë aktorja e njohur, e cila është kundër realizimit të pellushëve apo veshjeve me lëkurën e qenve dhe kafshëve të tjera. “Kafshët janë të barabarta dhe meritojnë respekt, dhembshuri e dashuri të barabartë”, shtoi ajo.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.