Dogji të gjallë 3 fëmijët dhe gruan, dalin detaje tronditëse për babanë mostër

Babai mostër Rowan Baxter, i cili dogji të gjallë 3 fëmijët dhe gruan, kishte disa lidhje jashtëmartesore. Mediat australiane raportojnë se ai u dërgonte mesazhe qindra grave, edhe pse ishte i martuar më 31-vjeçaren Hannah Clarke.

Këto detaje tronditëse janë bërë të ditura nga kushërira e vrasësit, 45-vjeçarja Sandra Taylor.

Më tej ajo ka theksuar se gruaja kishte frikë për jetën e saj dhe këtë shqetësim ua kishte shprehur edhe miqve të saj.

Por, gjithçka ra në vesh të shurdhër, pasi Hannah u dogj e gjallë bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, mëngjesin e së mërkurës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.