Botimet skandaloze! Fjalori që lejohet në librat për fëmijë

Ku po i çojmë brezat, në cilën rrugë …? Kjo pyetje më lindi me tepër indinjatë, pasi lexova një “postim shëmtirë” në FB nga një zonjë, e cila me tepër të drejtë dhe plot guxim tregoi të vërtetën që thërriste në fletët e një libri, të cilin mësuesja e kishte rekomanduar si lexim jashtë klase. Çfarë po ndodh me botimet shqiptare për fëmijë?

Me çfarë fryme po rrisim brezat duke lejuar botime të tilla, të cilat përmbajnë fjalorë jashtë normave të etikës dhe edukatës për një fëmijë ? Si rekomandohen ato nga mësuesja si tekste jashtëshkollor ?

Të gjitha këto pyetje të thjeshta në dukje, por që përbëjnë në thelbin e tyre një problem të madh për shoqërinë tonë, më shtynë për të mos e lënë thjesht diskutim në rrjetin social Facebook, por për ta dërguar atë në vesh të atyre që mbajnë përgjegjësi për një problem, i cili është më i madh se kaq.

Probleme të këtij lloji, të cilat kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me edukimin dhe mbrojtjen e brezave të ardhshëm që po rrisim, nuk duhet të mbeten në hije dhe të anashkalohen nga ata, të cilët janë përgjegjësit kryesor të botimeve të këtij lloji.

Mbarë opinioni shoqëror shqiptar, gazetarë, mësues, prindër, edukatorë protestuan me fjalën e tyre, duke shprehur gjithkush mendimin plot indinjate shokuese, ose pabesueshmëri dhe dyshimin për të qenë e vërtetë e gjithë çka publikohej.

Pati plot të tjerë që heshtën, të tjerë të demoralizuar për situatat që krijojnë favore të tilla, në dëm të shoqërisë . U quajt skandal botimi, papërgjegjshmëri e atyre, të cilët e kanë botuar një paçavure të tillë krijuese.

Si nënë që edukoj fëmijët, si grua, si mësuese dhe kolege e mijëra grave që edukojnë breza e breza me radhe në bankat e shkollës, si edukatore, si njeri që duhet t’ju falim të bukurën fëmijëve tanë, rrugë e cila i çon drejt integrimit në shoqërinë europiane, mirësjelljen, edukatën, diturinë, mençurinë që përcollën tek në mësuesit tanë, bashkoj zërin tim me të gjithë ju qe ky “skandal “ i botimeve për fëmijë dhe jo vetëm të ndali duke i thënë “stop” të keqes më të madhe që mund të vijë pas tyre.

Amarda Ekmekçiu

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.