2 të vdekur nga koronavirusi në Itali/ Njerëzit në panik, ja si duket “qyteti fantazmë” (FOTO)

Dy pacientë në Itali kanë humbur jetën ditën e sotme për shkak të koronavirusit. Raportohet se ata kanë qenë të shtruar në spital prej disa ditësh, por nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë virusit vdekjeprurës.

Viktima e parë është një 78-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili ndërroi jetën dje në mbrëmje në spitalin e Padovas.

Adriano Trevisan, murator në pension, ishte shtruar në spital edhe me një komplikacion tjetër shëndetësor.

Mëngjesin e sotëm, është raportuar për viktimën e dytë që vdiq nga koronavirusi, ndërsa dihet se janë 30 të tjerë të sëmurë në rajonin e Lombardisë.

Nga frika e sëmundjes vdekjeprurëse, banorët po dalin vetëm për të blerë ushqimet e dhe barnat e nevojshme, ndërsa të gjithë janë me maska në fytyrë.

Ndërkohë deri më tani raportohet se 2253 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe 77.268 të tjerë janë infektuar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.