Skema/ Zbulohen fijet sesi Aleksandër Frangaj, përfitoi 12 milionë euro nga qeveria Berisha

Tv Kombëtar Klan, me pronar Aleksandër Frangajn, ka përfituar shuma marramendëse reklamash gjatë qeverisjes 8 vjeçare të PD, me kryeministër Sali Berishën. Të dhënat flasin se qeveria Berisha është treguar bujare me Tv Klan, ndërsa ka përjashtuar nga reklamat televizionet e tjera.

Sipas të dhënave, Tv Klan ka përfituar plot 12 milionë euro reklama në 8 vjet, ndërkohë që të gjitha televizionet e tjera të marra sëbashku, nuk i kaluan 2 milionë euro.

Më poshtë do të analizojmë me fakte vetëm periudhën qershor 2012 deri në fund të 2013, ku do të tregojmë ndarjen e njëanshme të reklamave nga qeveria Berisha në favor të Tv Klan.

Si i ‘përlau’ Aleksandër Frangaj mbi 90% të buxhetit qeveritar të reklamave

Sipas një raporti të Balkan Insight, të dhënat tregojnë se vetëm nga qershori i vitit 2012 deri në fund të vitit 2013 janë shpenzuar nga buxheti i shtetit 110 milionë lekë ose 730 mijë euro (sipas kursit të asaj kohe) në reklama televizive. Pavarësisht se tregu i reklamave ndahet mbi disa kritere, i gjithë buxheti shkoi në mënyrë abuzive tek dy stacionet televizive dhe agjencitë në pronësi të Aleksandër Frangajt.

Në total, pesë kompani të lidhura me Frangajn kanë marrë 90% të buxhetit, konkretisht një shumë prej 103 milionë lekësh ose ndryshe 730 mijë euro, në reklamimin shtetëror prej dy vite. Abuzimi duket qartë, pasi televizioni më i madh në vend Top Channel, për të njëjtën periudhë kohohe, mori 1.3 milionë lekë ose 9.940 euro.

Skema/ Si bëhej kalimi i fondeve drejt kompanive të Frangajt?

Skema abuzive realizohej përmes ministrive dhe bashkive, ku ajo e Mbrojtjes, që drejtohej nga Arben Imami, rezulton si më bujarja ndaj Aleksandër Frangajt.

Sipas të dhënave, na rezulton se Ministria e Mbrojtjes ka qenë shpenzuesi më i madh në këtë linjë, në masën 82.2 milionë lekë ose ndryshe 584,000 euro.  Frangaj ishte pronari i Media 6, kompania mëmë e Tv Klan dhe televizionit 24 orësh informativ, ABC News (të cilin tashmë e ka shitur).

Ministria e Mbrojtjes realizoi katër fushata të mëdha reklamimi, në vlerën 584.000 euro, ku të gjitha paratë shkuan tek dy agjencitë e lidhura me Frangajn.

Të dhënat e thesarit tregojnë se në datën 6 qershor dhe në 14 qershor 2012, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, Ministria e Mbrojtjes firmosi dy kontrata me Zoom Events, në vlerën 40 milionë lekë ose 284 mijë euro.

Të dhënat në regjistrin e biznesit tregojnë se drejtor i Zoom Events, krijuar në 30 janar 2013 ishte Eptan Lohja. Lohja ishte menaxheri i marketingut i televizionit Klan dhe gjithashtu ka një vend në bordin mbikëqyrës të televizioneve Tv Klan dhe ABC Neës.
E njëjta ministri dha dy kontrata tjera në shumën 42.7 milionë lekë ose ndryshe 300 mijë euro për Promo Sh.p.k, një agjenci reklamimi në pronësi të Eduart Frangajt, vëllai i Aleksandër Frangajt.

Bujaria e shtetit me Frangajn, kontribuuan edhe komunat

Jo vetëm Ministria e Mbrojtjes, por edhe Ministria e Brendshme, e Bujqësisë, e Drejtësisë, madje edhe komunat kanë treguar bujari ndaj Promo Sh.p.k dhe kompanive të lidhura me Frangajn.

Promo Sh.p.k ka marrë dy kontrata tjera nga Ministria e Brendshme respektivisht në vlerën 3.9 milionë lekë dhe 9.97 milionë lekë. Ministria e Bujqësisë dha për Media 6 dy kontrata dhe një tjetër nga Ministria e Drejtësisë në dy vitet e fundit, në vlerën 3.6 milionë lekë. Tre kontrata të tjera të vogla ju dhanë ABC News nga dy komuna të drejtuara nga demokratët dhe Ministria e Bujqësisë në vlerën 2.7 milionë lekë. Një tjetër kompani e Frangajt, Media 66 mori një kontratë nga Ministria e Drejtësisë në masën 1.4 milionë lekë. Çfarë grabitje!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.