Shumë veshje në një ditë/ Dekolte e hapur dhe…, ja si shfaqet Dua Lipa rrugëve të Nju Jorkut (FOTO)

Aktualisht ajo po jeton në Nju Jork së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid. Është fjala për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, e cila së fundmi është fotografuar rrugëve me një stil të veçantë.

Dua është shfaqur e veshur me një palë xhinse tip “boyfriend”, një bluzë me dekolte të hapur dhe që i nxirrte jashtë barkun. Ndërkohë krahëve kishte hedhur edhe një triko.

Për të kombinuar veshjen 24-vjeçarja mbante edhe një çantë të vogël dore dhe disa bizhuteri. Kjo ishte pamja e saj e dytë për ditën e enjte, pasi më herët u fotografua teksa linte palestrën.

Krijuesja e hitit “One Kiss” u shfaq fillimisht e veshur me një palë streçe, atlete të zeza dhe një xhup të zi shumë të madh. Madje që paparacët mos ta fotografonin, ajo herë pas here kapuçin e xhupit e vinte në kokë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.