Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet/ Për çfarë nuk po bien dakord partitë?

 

Reforma zgjedhore është tashmë të paktën dekadën e fundit, një nga kërkesat më të shpeshta të ndërkombëtarëve dhe të ekspertëve e partive të vogla në vend.

Kjo sepse ndryshimi i sistemit zgjedhor në vitin 2008 solli si rezultat “pabararazinë” e votave të qytetarëve, eleminin thuajse të partive të vogla, dhe u dha dy kryetarëve të partive të mëdha superkompetenca në përcaktimin e emrave të deputetëve.

Të gjitha këto rezultate negative të marrëveshjes së dakordësuar të 2008-s do të sillnin forcimin e këresës së vazhdueshme për zhvillimin e reformës zgjedhore. Kjo reformë u inicia nga OSBE/ODIHR dhe tashmë pjesë e tryezës është edhe opozita e bashkuar.

Që në krye të herës OSBE ka dhënë rekomandimet e saj për zhvillimin e reformës zgjedhore, që do duhej të ishin pjesë e draftit të diskutimit të aktorëve politikë.

Një ndër shqetësimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri është pavarësia e komisioneve në të gjitha nivelet, në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) dhe Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV).

Ndërsa partitë opozitare kanë hedhur në tryezë kërkesën për të pasur teknologji në numërim, pra ndryshe nga sa ka kërkuar OSBE.

Pavarësisht rekomandimit të OSBE, PS ka propozuar nga një anëtar jo politik, një në KZAZ dhe një në KQV. PS ka propozuar që anëtari i 7-të i KZAZ-ve të zgjidhet nga radhët e noterëve, dhe anëtari i 7-të i KQZ të jetë nga radhët e mësuesve.

Por ky propozim nuk mbështet rekomandimin e OSBE/ODIHR për depolitizimin e komisioneve.

Gjithashtu OSBE ka kërkuar heqjen e shpifjes si vepër penale, por që në këtë tryezë nuk është diskutuar. Gjithashtu edhe transmetimi i fushatave në televizion ka qenë një shqetësim i ngritur me kohë nga OSBE.

Ky insitucion ka kërkuar që të vendosen kushtëzime për transmetimin e  kasetave të regjistruara. Gjë që duhet thënë nuk është marrë parasysh nga komisioni i reformës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore