Kryeministri bullgar akuzohet për lidhje me krimin e organizuar dhe pastrim parash në Spanjë

Kryeministri bullgar Boyko Borissov ka hedhur poshtë akuzat se ai është i përfshirë në pastrimin e parave dhe për lidhjen me elementë të krimit të organizuar.

Media katalanase “El Periodico”, ka raportuar për përfshirjen e tij në këtë skemë të pastrimit të parave.

Duke folur para gazetarëve në samitin e BE, Borissov hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se Rusia dhe presidenti bullgar Rumen Radev janë prapa asaj që ai e quajti një tentativë për ta “goditur”. Radev ka fituar mbështetjen popullore në Bullgari duke qenë një kritik i fortë i Borissov-it, të cilin ai e akuzon për tendenca autokratike.

Kryeministri tha se ai do të jepte dorëheqjen, nëse edhe një grimcë e pretendimeve rezultonte e vërtetë.

Ndërkohë sipas medias spanjolle policia katalanase dhe Zyra e Prokurorisë Kundër Korrupsionit po hetojnë nëse Borisov është i lidhur me një komplot ndërkombëtar të “pastrimit të parave” me destinacionin përfundimtar në Barcelonë.

Raportohet se, një vilë me vlerë 3 milion € dhe pasuri të tjera të shtrenjta, për një total prej 5 milion eurosh, është blerë në Barcelonë nga dy kompani të lidhura me një ish-modele bullgare, për të cilin thuhet se ka pasur një marrëdhënie me Borissov-in.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.