“Je shumë vulgare, ta shpif”, ndjekësit kritikojnë Aulonën për foton gjysmë e zhveshur: Ti je… (FOTO)

Aulona Musta është një ndër moderatoret shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo nuk e ka aspak problem që në profilin e saj në “Instagram” të publikojë përveç fotove perfekte, edhe ato që nuk janë të kuruara në çdo detaj.

Madje edhe kur bëri një ndërhyrje estetike në hundë, ajo vendosi që me ndjekësit e saj të ndajë thuajse të gjitha momentet pas ndërhyrjes. Në fund tregoi edhe rezultatin që asaj dhe fansave i pëlqeu shumë.

Ndërsa së fundmi, moderatorja ka vendosur të ndajë një tjetër detaj nga trupi i saj që e bën të ndjehet krenare, qukat në kurriz.

Duke pozuar gjysmë e zhveshur me shpinë, Aulona ka treguar me krenari një foto të nishaneve në kurriz. E teksa poza e saj ka marrë me mijëra pëlqime dhe qindra komente pozitive, ka patur edhe nga ata që shprehin negativitet me fjalët e tyre.

“Per zotin je shume vulgare o Aulon, ta shpif me ato turinjt e tu e me ate trup si burre, je shume negative dhe me nje shpirt e zemer te keqe 👹👹👿😈💀☠️”, i shkruan një ndjekëse, të cilës Aulona nuk ka qëndruar pa i kthyer përgjigje: “epo c’t’i besh, jo te gjithe mund te jene kaq shpirtmire dhe gojeembel si ty 😩😩😩”.

“Te them nje gje une ty,se ti me te vertet qe je nje budallacke e pa pare,nuk kam pare nje injorante si puna jote,ti don te ekspozosh veten tende dhe nxjerr gjdo dite budalliqe pa fund,na shpife pz me injorancat e tua,lere se pastaj as bukuri nuk ke kund qe te thojme ah cfare femre,me vjen keq por mos nxjerr gjdo dit budalliqe qe te shohim se na u merzite duke te pare”, i shkruan një tjetër ndjekëse.

Por, edhe moderatorja Musta ka një përgjigje për të tilla komente, dhe nuk nguron t’ja kthejë me  ironi: “Tani ti je zoti burre? Apo zonja gru? Qe te di kujt ti drejtohem, jo per gje…Apo je Zoti Gru? Apo Zonja Burre?”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.