“Incident” në takimin e rëndësishëm, Majlinda Bregu i zë karrigen kryeministrit Rama (FOTO)

U mbajt sot në Tiranë forumi “Mendjet e bukura frymëzojnë të tjerët”, ku pjesëmarrës ishin edhe kreu i qeverisë Edi Rama dhe ish-ministrja Majlinda Bregu.

Mirëpo, gjatë diskutimit kur Rama ishte larguar, Majlinda Bregu mori fjalën, por nuk punonte mikrofoni i saj.

Në këtë moment ajo kërkoi të ulet në karrigen e kryeministrit Rama, duke thënë një batutë mjaft pikante që nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve.

“Mund të ulem në karrigen e kryeministrit? Zakonisht nuk më pëlqen e s’e kam zakon të marr karrigen e të tjerëve kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të konkurroj për karrigen, por është në rregull. Kjo punon”, ka thënë Bregu, duke shkaktuar të qeshura.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.