“Haklajt e Tropojës” rekord klikimesh/ Tre pjesët e Top Story, 1 milion shikime në Youtube në pak ditë

Për tre të marta rresht emisioni investigativ Top Story në Top Channel ka sjellë rrëfime ekskluzive dhe fakte të padëgjuara më parë në lidhje me ngjarjet e renda që tronditën Tropojë në vitet 90 dhe në fillim të viteve 2 mijë.

Dokumentarët me titull Haklajt e Tropojës sollën rrëfimin ekskluziv të Zylfie Haklajt një emër që ishte dëgjuar shumë , por shumë pak e kishin parë dhe dëgjuar. Ajo është motra e vogël e vëllezërve Haklaj të përfshirë në një histori tragjike dhe të përgjakshme vrasjes dhe hakmarrjesh.

Rrëfimet për vrasjet e shumta, lidhjet politike, kurthet dhe akuzat direkte veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha tërhoqën vëmendjen e publikut. Këtë e tregoi edhe shikueshmëria shumë e lartë për tre javë rresht të transmetimit të tre pjesëve të dokumentarit Haklajt e Tropojës.

Rrëfimet e gjalla dhe rindërtimi i ngjarjeve të forta të asaj kohe tërhoqën vëmendjen. Shikueshmëria e lartë e këtij dokumentari duket edhe në numrin rekord të shikimeve në Youtube.

I gjithë dokumentari rreth tre orë I gjatë I ndarë në tre pjesë është parë në pak ditë prej një milionë personash. Kjo është një shifër shumë e madhe për prodhimet televizive shqiptare të këtij lloji. Ndërkohë ju mund ta shikoni sërish këtë dokumentar në kanalin e Top Channel në Youtube.

Top Channel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.