FOTO/ I kërkoi nënës litar të varte veten, komediani i njohur bën mrekullinë për vogëlushin

E gjithë bota është solidarizuar me vogëlushin me nanizëm. Së fundmi, komediani i njohur Brad Williams ka hapur një llogari në “GoFundMe” dhe deri më tani ka mbledhur 200 000 dollarë që do t’i dërgohen vogëlushit 9 vjeçar.

Yarraka Bayle postoi klipin ku i biri Quaden shihej duke qarë me dënese e kërkonte të vdiste, për shkak të bullizmit të përditshëm në shkollë.

“Ja çfarë shkakton bullizmi tek njerëzit”, thoshte gruaja, që në një moment nis edhe vetë të qajë, ndërsa shton se zgjodhi ta bënte publike videon në mënyrë që ta shohin dhe prindërit e tjerë e mësuesit.

Por filmimin e saj e panë shumë më tepër njerëz se aq. Ai është klikuar mbi 14 milionë herë e shkaktoi një valë mbështetjeje për vogëlushin nga i gjithë globi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.