Qytetarët presin me vite për një gjyq, kurse Flamur Kapllani tjetërsoi aksionet e DigitAlb për 24 orë

Prej vitesh në gjykatat shqiptare ndodh që qytetarët të presin vite të tëra për një gjyq. Në shumë raste procedurat, në shumë të tjerat ngarkesat e padyshim që ata që e pësojnë janë qytetarët, që rropaten dyerve të Drejtësisë për të gjetur drejtësi.

Por ka edhe shumë gjyqtarë që për interesa të caktuara nxitojnë të gjykojnë çështje që nuk janë përfshirë ende në procedura normale. Kështu ka ndodhur edhe me gjyqtarin Flamur Kapllani, dosjet e të cilit prej vitesh nuk po shohin dritën e gjykimit dhe njerëzit sorrollaten në pritje të procesit gjyqësor.

Ndërsa krejt ndryshe veproi me një çështje, që është regjistruar vetëm në 23 janarin e këtij viti. Në harkun e 24 orëve, gjyqtari me shkollë part-time, nëpërmjet një kërkesë të depozituar nga një bandë që kërkon grabitjen e Digitalb, ka marrë vendimin abuziv.

Me firmën e tij, Kapllani ka transferuar aksionet dhe brenda pak orëve ka publikuar vendimin. Nga ana tjetër pa kaluar 48 orë, letra është dërguar në zyrën e përmbarimit dhe po brenda ditës si rrallë ndonjëherë është gjetur eksperti. Dhe sikur mos mjaftonte kjo, edhe ekzekutimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është kryer në po kaq pak orë. Pra, gjyqtari, përmbaruesi dhe QKB janë vënë totalisht në shërbim të një bande.

Pra, Flamur Kapllani përdor dy standarde. Qytetarë të ndryshëm i lë me vite për të shqyrtuar çështjen e tyre, ndërsa për një bandë hajdutësh vihet në shërbim brenda pak orëve.

E mbi të gjitha vendimi me urgjencë i Kapllanit për tjetërsimin e aksioneve të Digitalb është dhënë në kundërshtim me ligjin. Sepse, vendimi i dhënë nga gjyqtari Kapllani ka të bëjë me një marrëveshje mes Digitalb dhe Supersport, e vitit 2010. Marrëveshja konsistonte, tek kalimi i pronësisë së Supersport tek Digitalb, kundrejt një garancie të vendosur. Palët në Marreveshjen Kuadër, kishin rënë dakord që organi që do të ketë juridiksion për të gjykuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet, do të jetë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Dhomës së Tregtisë Austriake në Vjenë, e përbërë nga 3 arbitra gjykim.

Është e çuditshme sesi Flamur Kapllani me shkollë part-time nuk pyeti për Gjykatën e Arbitrazhit të Vjenës dhe mori vendim që ta zgjidhte ai vetë këtë mosmarrëveshje mes familjes Hoxha dhe bandës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.