‘Projekti ka dështuar, ideja nuk ka vdekur’/ Albin Kurti flet për shkëmbimin e territoreve

Në një intervistë dhënë për “Süddeutsche Zeitung”, e para herë që flet si kryeministër për një gazetë prestigjioze gjermane, Albin Kurti u shpreh se nuk është kundër dialogut me Serbinë, por i qëndron idesë se ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat të jenë të detyrueshme për të dy palët.

“Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Millosheviçit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët”, tha Kurti.

Ai foli edhe mbi idenë e shkëmbimit të territoreve, e cila u rikthye sërish fort në vëmendje pas një deklarate të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe hedhjes poshtë që i bëri menjëherë Richard Grenell.

“Ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës”, tha Kurti. Në intervistë u prek dhe marrëveshja për lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar në Mynih të Gjermanisë.

Kryeministri kosovar edhe një herë theksoi se negociatat janë zhvilluar nga qeveria paraardhëse, dhe se ekzekutivi aktual nuk ka qenë I përfshirë. “Kam rezerva, mes tjerash lidhur me çështjen nëse financimi do të ishte në pajtim me Kushtetutën”, është shprehur ai, duke shtuar nuk e ka parë variantin perfundimtar të marrëveshjes.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.