“Princi i Uellsit”, luftanija mbretërore 3.7 miliardë euroshe bën lundrimin e parë (FOTO)

Marina Mbretërore në Britaninë e Madhe prezantoi luftanijen e saj më të re të quajtur “Princi i Uellsit”, e cila u nis për lundrimin e saj të parë drejt Liverpool.

Qindra persona dhe kureshtarë ishin të pranishëm në portin e Portsmouth për të parë nga afër mjetin lundrues 65 mijë tonësh, i cili ka kushtuar plot 3.7 miliardë euro.

Oficeri komandues, Darren Houston deklaroi se ai dhe i gjithë stafi prej 700 marinarësh janë të emocionuar që lundrimin e parë kjo anije luftarake e nisi dhe do të qëndrojë pikërisht në Liverpool.

Luftanija do të qëndrojë në Liverpool deri në 29 shkurt dhe do të jetë e hapur për t’u vizituar nga publiku.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.