Pamje që të thyejnë zemrën/ Qeni pret te dera që të kthehen 3 fëmijët që u dogjën nga i ati (FOTO)

Një ngjarje tragjike u regjistrua në Australi mëngjesin e së mërkurës. Një baba dogji mizorisht 3 fëmijët dhe gruan brenda makinës së tij.

Dhimbja e miqve ka qenë e madhe për këtë humbje, por duket se dhimbjen e ka ndjerë dhe qeni i shtëpisë.

Mediat e huaja kanë publikuar foto, ku shihet qeni teksa pret ardhjen e 3 fëmijëve, të cilët për fat të keq nuk do të kthehen më kurrë.

Rowan Charles Baxter, 42 vjeç i bëri pritë gruas Hannah Clarke, 31 vjeçe teksa ajo po dërgonte 3 fëmijët në shkollë.

Ai i futi në makinë me forcë, u hodhi benzinë dhe u vuri flakën. Pasi i dogji të gjallë të katërt, burri goditi me thikë në gjoks veten derisa vdiq.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.