“Nuk jam Roberti i Norës”, këngëtari shpërthen në studio: Që ta dini të gjithë… (FOTO)

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Soiree”, ku ka folur pak edhe për jetën e tij private.

Gjatë bisedës në studio, ai u shpreh se nuk dëshiron më ta quajnë “Roberti i Norës”. Për këtë arsye, Roberti u shpreh se ka një background të gjerë në muzikë dhe një trashëgimi të madhe kulturore.

Këngëtari tregoi gjithashtu se është diplomuar për piano dhe është djali i një kompozitori dhe nipi i një producenti të dirigjimit në Berlin të Gjermanisë.

Gjithë këtë sqarim e bëri pikërisht për t’u treguar gjithë atyre njerëzve që e shohin vetëm si bashkëshorti i këngëtares së njohur, Nora Istrefi, se ka shumë gjëra që nuk i njohin rreth tij.

“Unë jam pianist i diplomuar në akademi të muzikës. Djali i Tomorr Berishës kompozitor, axha im është Bajram Berisha producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë.  Që ta dinë të gjithë se më thonë Roberti i Norës, jo, Roberti është i Tomorr Berishës”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.