Në Kinë ndjehen të ofenduar nga ministri serb Daçiç, marrëdhëniet në rrezik

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, po mendon që ta anulojë vizitën e tij të planifikuar në Kinë, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Ai tha se e konsideron të rëndësishme vizitën në Kinë, por se mund ta anulojë atë, ngaqë ka frikë futjen në karantinë për shkak të koronavirusit, ndërsa Serbia më 4 mars do të nisë procedurën e regjistrimit për zgjedhje.

Kjo ka zemëruar zyrtarët kinezë, të cilët mendojnë se ai po i nënvlerëson masat e tyre. Sipas medias serbe “Kurir”, me fjalët e tij, shefi i diplomacisë serbe e ka lënduar miqësinë serbo-kineze.

Fjalët e Daçiçit për Kinën, janë vlerësuar ofenduese në Pekin dhe janë cilësuar të turpshme për një ministër të Jashtëm, e sidomos për një kryediplomat serb.

Kina më nuk do ta konsiderojë atë mik të vendit, por do të vazhdojë ta respektojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.  Në Serbi mendojnë se qëndrimi i Kinës karshi Daçiçit do të ndryshojë dukshëm. E kjo nuk do të vijë menjëherë, por do të demonstrohet më vonë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.