Ministri jep detaje, kokaina e kapur në Maqedoni ishte nisur nga Ekuadori dhe Kolumbia

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detajet zyrtare lidhur me aksionin e mbrëmshëm në fshatin Krushopek në të cilin u sekuestrua një sasi e madhe kokaine.

Ministri Naqe Çulev tha se pas aksionit nga liria janë privuar katër persona. J.K drejtuesi i kamionit dhe S.E pronar i kompanisë, si dhe dy punonjës të tjerë, të cilët në momentin e aksionit kanë qenë në depo R.E dhe J.I.

Shtoi se përpos personave dhe kokainës, policia ka konfiskuar edhe mjete financiare, telefona celularë po edhe një mjet transportues. Çulev njoftoi se kompania pjesën më të madhe të frutave ndër vite e ka importuar nga Kolumbia, kurse një pjesë tjetër nga Ekuadori.

Kujtojmë, mbrëmë në Krushopek u konfiskua 1.3 ton kokainë në një aksion të mirë organizuar nga policia. Droga ishte nisur nga Kolumbia, në Mal të Zi dhe destinacioni final ishte Sllovenia, por u kap në Maqedoni.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.