Italia vendosi GPS në kamionët me kokainë dhe telefonata për SPAK në Shqipëri (FOTO)

Detaje të tjera zbulohen mbi operacionin që çoi në sekuestrimin e sasisë prej 1.3 ton kokainë që u zbulua pasditen e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në fakt operacioni kishte nisur që të martën, kur Italia kishte zëvendësuar ngarkesën me lëndë tjetër. Në Tivar të Malit të Zi ngarkesa “e rreme” kishte shkuar me GPS, kurse në Shqipëri u sinjalizua SPAK.

Prokuroria e Posaçme filloi menjëherë procedimin për të konfirmuar nëse kjo ngarkesë ishte e destinuar për në Shqipëri apo ndonjë vend tjetër.

Prej Tivarit, kokaina me një kamion bananesh kaloi pa problem Pikën Kufitare të Hanit të Hotit për të hyrë në Shqipëri, dhe më pas për të dalë nga Qafë Thana për në Maqedoninë e Veriut. Droga është futur në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, me tre kamionë frigoriferikë, që drejtoheshin nga tre shoferë malazezë.

Kokainë ka pasur vetëm në njërin prej kamionëve, ndërsa policia shqiptare ka marrë udhëzim që të lejojë kalimin e mjeteve pa verifikime të ngarkesës.

Lënda narkotike është sinjalizuar që në Itali, prej ku autoritetet atje kanë bërë zëvendësimin e kokainës me një lëndë tjetër, duke mbajtur nën vëzhgim kamionët, për të zbuluar destinacionin e tyre.

Ndërkohë, pasi kanë hyrë në Hanin e Hotit, mjetet i janë drejtuar pikës kufitare të Qafë Thanës, në Pogradec, duke kaluar në Maqedoninë e Veriut, aty ku u bë edhe ndërhyrja e autoriteteve. Në aksion u përfshinë DEA Amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e vendeve të tjera të rajonit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.