FOTO/ Masakra në Gjermani, si u qëlluan me “Glock 17” njerëzit në “shisha-bar”

Hetimet për vrasjes në Hanau i ka marrë ndërkohë përsipër Prokuroria e Përgjithshme gjermane. Ministri i Brendshëm i landit të Hessenit, Peter Beuth, CDU tha të enjten, se “ai e kategorizon krimin si të dyshuar për dhunë terroriste”.

Autori i vrasjeve është 43 vjeçar gjerman në Hanau, tha Beuth. “Të dhënat e para të vlerësuara nga “homepage” i tij flasin për motiv me bazë armiqësinë ndaj të huajve.” Ky person duket se ka vepruar vetëm. “Deri tani nuk ka të dhëna për autorë të tjerë.”

Beuth e dënoi vrasjen si “sulm ndaj shoqërisë së lirë dhe paqësore”. Hetuesit janë të mendimit, se autori në fund ka vrarë veten dhe nënën 72 vjeçare.

11 të vdekur

Sipas njoftimeve të radios së landit Hesen, fillimisht u sulmua një shisha-bar në qytetin e Hanaut natën e së enjtes. Dëshmitarë okularë kanë thënë, se ka pasur disa të shtëna, pastaj autori apo autorët janë larguar me automjet. Në lagjen Kesselstadt është qëlluar sërish në një shisha-bar tjetër. Edhe këtu ka pasur disa viktima. Të enjten në mëngjes, policia bëri të ditur, se ka gjetur kufomën e autorit të dyshuar në apartamentin e tij në qytetin Hanau. Aty forcat speciale gjetën edhe një person tjetër të vdekur, më vonë u identifikua si nëna e autorit të vrasjeve. Gjithsej në Hanau humbën jetën 11 vetë, katër vetë janë plagosur.

Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë u gjet edhe një letër dhe video e autorit të dyshuar të vrasjeve. Dpa njoftoi fillimisht se, ka të dhëna për motivin e urrejtjes ndaj të huajve. Edhe gazeta “Bild” shkroi, se autori i dyshuar ka vepruar me motiv ekstremist të djathtë. Tek autori i vrasjeve bëhet fjalë për një gjerman që ka pasur të drejtën e armës për gjueti. Në automjetin e tij është gjetur edhe municion luftarak, raporton “Bild” bazuar në qarqet e policisë.

DW

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.