Aksident masiv me 200 makina, shihni kaosin në Kanada (FOTO)

Dy persona kanë humbur jetën ditën e djeshme, pas një aksidenti masiv që ndodhi në autostradën kryesore jashtë Montrealit

Sipas policisë kanadeze, në këtë aksident u përfshinë mbi 200 makina dhe shkak ishin kushtet e rënduara atmosferike.

Aksidenti masiv ndodhi rreth gjysmë ore pas mesditës së djeshme në autostradën 15. Ministri i Transporteve, Francois Bonnardel u tha gazetarëve që zona ku kishte ndodhur ishte goditur nga një erë e fortë që vinte nga lumi St. Lawrence aty pranë, duke krijuar kushte tejet të vështira atmosferike. Radha e mjeteve arriti deri në 1 kilometër.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.