U nda nga Al Pacino, aktorja izraelite: Nuk mund të rrish me një plak, nuk më…(FOTOT)

Aktorja izraelite Meital Dohan, 40 vjeçe, thotë se u nda nga Al Pacino, 79, për shkak të diferencës së moshës prej 39 vitesh. Duke konfirmuar lajmin e ndarjes nga legjenda e kinematografisë, i cili u paraqit i vetëm në ceremoninë e Çmimeve “Oscar”, Meita deklaroi: “Është e vështirë të jesh në një lidhje me një burrë kaq të vjetër në moshë”.

Marrëdhënia e tyre përfundoi pas dy vitesh, sipas aktores sepse Pacino nuk kishte qejf të shpenzonte para. “Diferenca e moshës është e vështirë. Unë përpiqesha ta mohoja, por tashmë ai është i moshuar, të them të drejtën. Kështu që, pavarësisht gjithë dashurisë sime, nuk zgjati”, tha Meital në një intervistë me revistën izraelite “La’Isha”.

E pyetur nëse kishte ndonjë dhuratë të shtrenjtë nga Pacino, prej së cilës do të kujtonte lidhjen e tyre, ajo qeshi. “Si mund ta them me mirësjellje që ai nuk donte të shpenzonte? Më blinte vetëm lule”.

Para lidhjes me Dohan, Pacino ishte në një lidhje dhjetëvjeçare me aktoren argjentinase Lucila Solá, vajza e së cilës, Camila Morrone, është e dashura e Leonardo DiCaprio-s që prej vitit 2017. Ai gjithashtu ka pasur lidhje zyrtare me Diane Keaton, Jill Clayburgh, Penelope Ann Miller, Kathleen Quinlan dhe Lyndall Hobbs. Pacino ka 3 fëmijë, një vajzë 30-vjeçare, Julie Marie, dhe dy binjakë 18-vjeçarë, Olivia dhe Anton.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.