Sulmohet me anti-tank anija shqiptare nga rebelët në Libi (FOTO)

Një anije shqiptare e përfshirë në thyerjen e embargos së armëve ndaj Libisë është goditur me kundërtank në Tripoli. Anija e ngarkuar me armë dhe municion ishte nisur nga Mersini i Turqisë drejt Libisë ku dhe është goditur nga forcat rebele të gjeneralit Khalifa Haftar.

Anija është goditur dy ditë më parë pas akostimit në portin e Tripolit. Menjëherë është akuzuar Turqia për thyerje të embargos, por ajo ka mohuar që anija e goditur të jetë turke.

Hetimet e nisura për zbardhjen e ngjarjes që krijon një incident diplomatik ndërkombëtar kanë zbardhur faktin se anija e përdorur për trafikun e armëve mes Turqisë dhe Libisë është shqiptare.

Anijes ”Ana” i është fshirë emri në bash dhe në kiç për të vështirësuar identifikimin e saj, por hapja e AIS-it ka çuar në zbulimin e saj.

Burime nga ekuipazhi i anijes shqiptare bëjnë të ditur për TCH se ata janë larguar nga anija në Turqi dhe pas kësaj mjeti lundrues është pajisur me një ekuipazh turk që ka marrë përsipër lundrimin e radhës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.