Spiropali: Meta po organizon protestë të dhunshme të godasë procesin e negociatave

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali mendon se presidenti Ilir Meta po e organizon tubimin më 2 mars që të godasë procesin e negociatave. Sipas saj, synimi i tij është që të nxjerrë qytetarët në rrugë, e të organizojë një protestë të dhunshme.

”Për ne nuk përbëjnë asnjë çudi të gjitha këto reagime sepse presidenti Ilir Meta e ka treguar vijimësisht kundërshtinë e tij dhe ka qenë koherent në këtë pikë ndaj çdo hapi të mirë për reformën në drejtësi. Çdo hap që hidhet drejt institucioneve të reja has në kundërshtime të tij.

Tani që ngrihet SPAK dhe BKH ka dalë nga binarët. Nuk e dimë arsyen se pse Presidenti përdor këtë gjuhë. Kushtetuta e thotë qartë që ne jemi republikë parlamentare. Republikën parlamentare ne do e mbrojmë me çdo mënyrë .

Nuk mund të rri pa reaguar kur Meta zgjedh në kohë të tillë të sulmojë. Për t’u a hequr shqiptarëve për t’u hequr atë pak gëzim. Për të nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe për të goditur në zemër të saj procesin e çeljes së negociatave. Ka zgjedhur pikërisht 2 marsin për të nxjerrë njerëzit në një protestë të dhunshme. ”- tha Spiropali në emisionin “Real Story”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.