Në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 1.2 ton kokaine, arrestohet në Itali shqiptari

Prej disa vjetësh ai ishte zhvendosur në Pordenone, ku ishte i punësuar në një kompani dhe kishte nisur një jetë të re, duke mos rënë shumë në sy.

Por ndaj tij ishte lëshuar një mandat arrestimi ndërkombëtar, pasi akuzohet si pjesë e një organizate, e cila kishte sjellë rreth 1200 kg kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Ai ra në sy të karabinierëve, ndërsa ishte në një makinë tip “BMW”, së bashku me dy persona të tjerë.

Agjentët nuk humbën kohë, por ndaluan mjetin. Pas kontrolleve të kryera rezultoi se të tre personat në makinë ishin shqiptarë, të cilët banonin në këtë qytet, raporton “ilGazzettino.it”.

Ata u shoqëruan në komisariat, ku vazhduan kontrollet e mëtejshme.

Karabinierët zbuluan se një prej personave, një 42 vjeçari me inicialet A.A, kërkohej në Greqi për trafik ndërkombëtar të drogës.

I kërkuar me origjinë nga Mirdita, akuzohet se ka importuar nga shtatori 2018 deri në janar 2020 sasinë e madhe të drogës, e cila i ka sjellë përfitime organizatës me vlerë rreth 120 milion euro.

Hetimet e mëtejshme për pozicionin e personit të arrestuar kanë nxjerrë në pah se ata janë pjesë e një organizate kriminale të strukturuar mirë, të përkushtuar përherë në trafikun ndërkombëtar të sasive të mëdha të substancave narkotike.

Prej 3 shkurtit ndaj tij ishe lëshuar një mandat arresti. Ai ndodhet në burg, në pritje për t’u ekstraduar drejt Greqisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.