Karnavalet e çmendura të brazilianëve, nami në rrugët e qytetit (FOTO)

15 milionë vetë do të festojnë këtë vit karnavalet në Sao Paolo. Kostume të çuditshme njerëz të gëzuar dhe atmosfera e ndezur janë pjesë e eventit më të rëndësishëm në Brazil.

“Është e vështirë t`i rezistohet një hareje të tillë. Këtu ka njerëz të bukur, energji të mirë, shije të mrekullueshme, lloj-lloj festash, gjen nga të gjitha. Nuk ka sesi të mos kënaqesh”, tregojmë njerëzit.

Siç tregojnë vendasit, festat që paraprijnë karnavalet, kanë pasur më parë një natyrë më të përmbledhur dhe realizoheshin kryesisht në ambiente të mbyllura.

Por tani ato kanë rimarrë formën origjinale, duke shpërthyer në rrugë, ku bëhet më e lehtë pjesëmarrja për të gjithë.

Të moshuarit mbase nuk i preferojnë shumë, por moshat më të reja i ke nëpër rrugë. Ata e shijojnë se tepërmi këtë shpërthim gëzimi, i cili është gjithashtu dhe një moment i mirë për tu socializuar. Një situatë e tillë, po i bën mirë edhe tregtisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.