Ç’të bën gruaja! Princ Harry përfundon duke blerë sanduiçë në market (FOTO)

Pasi hoqi dorë nga Mbretëria, Princ Harry po jeton si të gjithë njerëzit e zakonshëm. Së fundmi ai është fotografuar në Kanada duke belrë drekën e tij një market në Kanada.

Harry shihet me dy sanduiçë në dorë dhe duke mbajtur edhe një qese ekologjike plot me ushqime.

Pasi bëri pazarin, ai u nis në shtëpinë e tij drejt ishullit të Vancouver, ku po jeton me gruan Meghan Markle dhe djalin Archie. Ndërkohë, ditën e sotme mbretëresha i ka ndaluar atij dhe Meghan Markle që të përdorin markën fitimprurëse “Sussex Royal”.

Gjithashtu u njoftua këtë pasdite se çifti nuk do të ketë më një zyrë në Pallatin Buckingham.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.