Çfarë u gjet në çantën e polices që dyshohet se vrau gjithë familjen

Riza Shillova, drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se në çantën e polices në Gjilan janë gjetur çelësat se ku mbahej arma zyrtare.

Zyrtarja policore dje në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të familjes dhe në fund ka bërë edhe vetëvrasje.

“Në çantën e polices, e cila kreu vrasjen e shumëfishtë në Gjilan janë gjetur disa çelësa të vendit se ku mbahej arma. Ende nuk dihet se si ka arritur deri në marrjen e këtyre çelësave, por se arma ishte vendosur në një vend të veçantë sipas procedurave standarde”, ka thënë Shillova në KTV.

Ai ka thënë se zyrtarja policore ka punuar për 20 vjet në Polici, dhe problemet psikike i kanë nisur në katër vitet e fundit.

“Zyrtarja policore nuk ka pasur probleme për 15 vite, e ato kanë nisur në këto 4 vitet e ardhshme. Më pas është adresuar rasti. Ajo ka pas terapi. Në bazë të asaj që kemi bërë ne gjithçka ka shkuar në bazë të procedurave. Gabimi është se rasti ka ndodhur me armë zyrtare, ka mundur ta kryejë edhe në forma tjera, por përgjegjësia e Policisë është kjo. E në këtë aspekt nuk është kryer mirë procedura brenda Policisë”, ka thënë Shillova.

Ai tutje ka shtuar se më 2017 ishte marrë vendimi që polices t’i merrej arma.

“Në vitin 2017 si rezultat i ekzaminimeve të mëhershme mjekësore është rekomanduar që polices t’i merret arma dhe të caktohet në pozita administrative, pra pa armë dhe uniformë. Problemet fillimisht kanë qenë kryesisht të natyrës së vonesave në punë, sjellje jo të mira me qytetarët dhe kolegët dhe sjellje të tjera të cilat reflektohen te zyrtarët në fazat e para të çrregullimeve”, tha Shillova.

Ai ka bërë të ditur se policja i ka pasur 14 seanca për këshillim dhe përkrahje në vitin 2017, 2018 dhe 2019. Këto seanca sipas tij bëhen në rastet kur një polic përballet me trauma, situata stresi apo situata të rënda./ Express

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.