Albin Kurti dhe arsyeja e akuzave për lidhje me SOROS

Albin Kurti është mbase një nga figurat politike më të mbështetura sot për sot andej e këndej kufirit.

Ai në fakt që në vitet 90’ ka qenë aktiv në jetën publike asokohe në Kosovë, kur kjo e fundit ishte nën dominimin e shtetit serb. Ai shihej si një i ri mjaft aktiv i organizuar në një organizatë joqeveritare.

Kishte organizuar disa protesta kundër pushtimit serb në Kosovë, dhe madje edhe për këtë arsye do të burgosej.

Por siç edhe dukej as burgu nuk do ta stepte Albin Kurtin. I vetmi ndryshim që kishte pësuar ishte pamja e tij e jashtme, ku nga një djalë me flokë të gjata si këngëtarët rock do të dilte nga burgu me flokë të shkurtra si ushtar i gatshëm për të luftuar me makinerinë serbe në Kosovë.

Rritja politike e Albin Kurtit në Kosovë ishtë e dukshme për të gjithë. Edhe pse nuk kishte marrë pjesë në mënyrë direkte në luftë kundër pushtimit ai sërish nuk kishte pushuar së “luftuari” në mënyrën e tij ndaj regjimit të Millosheviçit.

Albin Kurti kishte zhvilluar disa domostrata ku madje gjatë tyre ai shfaqej duke u goditur nga shkopinjtë e gomës dhe duke u tërhequr zvarrë nga policia serbe. Thuajse edhe pas shpalljes së pavarësisë për Kurtin do të vazhdonte i njëjti skenar.

Ai do të bëhej jo rrallë pjesë e zhvillimeve kryesore të ditës në Kosovë me pjesëmarrjen e tij në protesta apo edhe me përleshjen kundër policisë, ku madje edhe u arrestua në së paku dy raste.

Zakonshmëria e Albin Kurtit nuk do të ndryshonte mesa dukej edhe kur ai të angazhohej në politikë. Protestat e tij do të vazhdonin madje edhe brenda parlamentit të Kosovës, ku do të mbahet mend për pamundësimin e disa seancave parlamentare si pasojë e shpërndarjes së gazit lotësjellës në sallë.

Kjo ishte bërë shkak që edhe si deputet ai të përjetonte sërish “kohën e artë” të arrestimit. E përkundër të gjithave këtyre, Albin Kurti është sot Kryeministër i Kosovës.

Por i gjithë rrugëtimi i tij politik në fakt është ngritur në premtimin e idealit për bashkim kombëtar. Ideal ky që duhet thënë e ka rritur shumë mbështetjen mbarëkombëtare të figurës së Albin Kurtit. Nga ana tjetër atë e ka shoqëruar gjithmonë akuza për lidhje me lobin SOROS.

E kjo jo krejt pa arsye. Në fillim vitet 90’ kur Kurti ishte student ai ka marrë dy herë bursë për financimin e studimeve të tij, në degën e Inxhinierisë Elektrike në Prishtinë.

Gjithashtu, një nga njerëzit e tij më të afërt në të kaluarën e afërt, Shpend Ahmeti, ka pasur një lidhje të gjatë me Fondacionin SOROS edhe në kohën kur drejtonte VV-në.

Por edhe pse nuk ka një qëndrim publik për këtë çështje, Albin Kurti duhet thënë që asnjëherë nuk i ka mohuar akuzat në drejtim të tij për lidhje me SOROS.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.