Top Story/ Kulla e Haklajve u rrafshua me 70 kg tritol nga persona të paidentifikuar

Tashmë, kundërshtarët e Haklajve e kishin rrugën e lirë për të shkatërruar kullën, në një kohë që nuk arrinin dot te familja. Mbrëmjen e 13 gushtit, një grup prej të paktën 5 personash spërkatën me benzinë dhe dogjën nga themelet godinën 3-katëshe.

“Nuk arrita t’i marr të gjitha plaçkat pasi pas disa ditësh bën djegien e banesës, hodhën benzinë, e dogjën nga fundi në majë”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklave.

Një muaj më vonë, më 13 Shtator, i njëjti grup komando minoi me rreth 70 kilogramë eksploziv kullën. Këtë herë e rrafshuan thuajse totalisht. Shpërthimi shkaktoi dëmtime në banesën aty pranë të ish-deputetit demokrat Azgan Haklaj, që i ndante muri nga kushërinjtë.

Rreth 40 kilogramë tritol u gjetën nga xhenierët të pashpërthyera. Autorët e krimit, kishin hasur pengesë qentë që i kishin mbetur besnikë të zotëve.

Edhe pse ishin lënë prova, dhe të pashpërthyera kishin mbetur një sasi e madhe eksplozivi, si përherë ngjarja mbeti e pazbardhur. Pas rrafshimit të kullës, ndaj Haklajve ndërmerret një sulm i padëgjuar më parë, dhe në shkelje të çdo tradite zakonore. Varret e 4 vëllezërve të vdekur, Shkëlqimit, Halilit, Fatmirit dhe Yllit dhunohen dhe përdhosen.

Kjo ishte shenjë e një urrejtje të fortë, të nxitur nga politika por edhe për shkak të vrasjeve që kishin kryer fisi Haklaj.

Ndjenja e zymtësisë, është prezentë edhe në rrethimin e jashtëm të vendit ku dikur ngrihej kulla shekullore e familjes Haklaj. Ky pozicion i fortifikuar, muret e larta dhe gardhi me tela me gjemba janë tregues i parë i historisë së saj. Aty prej vitesh nuk ndodhet askush.

Sapo futesh brenda, shfaqen rrënojat. Në të djathtë të portës në një cep qëndron pllakat e dëmtuar që dikur ishte në varrin e vëllait të vogël, Yllit. Mesazhi prekës aty, citimi në emër të 3 fëmijëve jetim, i jep kuptim asaj që shfaqet përballë edhe për dikë që nuk njeh historinë. Aty, duken edhe disa xhama të blinduar që dikur ishin në dritaret e kullës.

Ky mur që ka rezistuar, duket sot si simbol i qëndresës por edhe kujtesës për një gjakderdhje, që më së shumti u shkaktua nga politika.

Top Story/ Kulla e Haklajve u rrafshua me 70 kg tritol nga persona të paidentifikuar

Top Story/ Kulla e Haklajve u rrafshua me 70 kg tritol nga persona të paidentifikuarTashmë, kundërshtarët e Haklajve e kishin rrugën e lirë për të shkatërruar kullën, në një kohë që nuk arrinin dot te familja. Mbrëmjen e 13 gushtit, një grup prej të paktën 5 personash spërkatën me benzinë dhe dogjën nga themelet godinën 3-katëshe.“Nuk arrita ti marr të gjitha placcket pasi pas disa ditësh bën djegien e banesës, hodhën benzinë, e dogjën nga fundi në majë”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklave.Një muaj më vonë, më 13 Shtator, i njëjti grup komando minoi me rreth 70 kilogramë eksploziv kullën. Këtë herë e rrafshuan thuajse totalisht. Shpërthimi shkaktoi dëmtime në banesën aty pranë të ish-deputetit demokrat Azgan Haklaj, që i ndante muri nga kushërinjtë. Rreth 40 kilogramë tritol u gjetën nga xhenierët të pashpërthyera. Autorët e krimit, kishin hasur pengesë qentë që i kishin mbetur besnikë të zotëve.Edhe pse ishin lënë prova, dhe të pashpërthyera kishin mbetur një sasi e madhe eksplozivi, si përherë ngjarja mbeti e pazbardhur. Pas rrafshimit të kullës, ndaj Haklajve ndërmerret një sulm i padëgjuar më parë, dhe në shkelje të çdo tradite zakonore. Varret e 4 vëllezërve të vdekur, Shkëlqimit, Halilit, Fatmirit dhe Yllit dhunohen dhe përdhosen.Kjo ishte shenjë e një urrjetje të fortë, të nxitur nga politika por edhe për shkak të vrasjeve që kishin kryer fisi Haklaj. Ndjenja e zymtësisë, është prezentë edhe në rrethimin e jashtëm të vendit ku dikur ngrihej kulla shekullore e familjes Haklaj. Ky pozicion i fortifikuar, muret e larta dhe gardhi me tela me gjemba janë tregues i parë i historisë së saj. Aty prej vitesh nuk ndodhet askush. Sapo futesh brenda, shfaqen rrënojat. Në të djathtë të portës në një cep qëndron pllakata e dëmtuar që dikur ishte në varrin e vëllait të vogël, Yllit. Mesazhi prekës aty, citimi në emër të 3 fëmijëve jetim, i jep kuptim asaj që shfaqet përballë edhe për dikë që nuk njeh historinë. Aty, duken edhe disa xhama të blinduar që dikur ishin në dritaret e kullës. Ky mur që ka rezistuar, duket sot si simbol i qëndresës por edhe kujtesës për një gjakderdhje, që më së shumti u shkaktua nga politika.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 18 février 2020

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.