
VIDEO/ Dhëndëri i Berishës hap palestër, në kompleksin e tij 20 milionë eurosh
Pasi ndërtoi një kompleks me vlerë 20 milionë euro, dhëndëri i Sali Berishës, Jamabër Malltezi ka menduar sesi të mbajtur trupin e tij në formë. Vitet e ndërtimit të kompleksit prej 17 pallatësh, duket se e kanë ezauruar Abin (siç ka qejf ta thërrasin Jamarbërin) dhe për këtë arsye vendosi të hapë një palestër moderne.
Bëhet fjalë për palestrën "Magnet Gym&Fit", të hapur pikërisht në një nga pallatet që ka ndërtuar Jamarbër Malltezi. Dhëndëri i Berishës i ka vënë emrin "Magnet", njësoj siç quhet edhe ky kompleks 20 milionë eurosh. Gazeta SHQIP ka denoncuar me dokumenta, sesi Jamarbër Malltezi u shtua si aksioner në kompaninë e ndërtimit "Homeplane" me 35 %, por pa e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Duke qënë aksioner në "Homeplane", kjo kompani aplikon për leje ndërtimi të një kompleksi prej 17 pallatesh në zonën e ish klubit Partizani, tek 21-Dhjetori. Vetëm pas 5 vitesh, kur kompleksi kishte mbaruar së ndërtuari, Malltezi regjistron kontratën e tij të vitit 2014.
Dhe gjatë kohës që po ndërtonte kompleksin, Malltezi hap këtë palestër. Në dokumentat e depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kjo palestër është hapur në vitin 2017, në kompleksin Magnet dhe Malltezi zotëron 60% të aksioneve.
Nëse shikon edhe pamjet e ofruara në rrjetet sociale, kjo palestër është një investim modern, që rallë gjendet në Tiranë. Dhëndëri i Berishës, nxjerr shpesh video dhe foto nga ambjentet e palestrës, duke shtrënguar hekurat, për të formuar një trup muskuloz.
Nuk është aspak për të qeshur në fakt kur e mendon, se të vetmin hall që ka familja Berisha, është sesi të palestrohet, pas një mbingarkese financiare prej 8 vitesh në pushtet.
[gallery columns="1" ids="987666,987667,987664,987665,987668,987669,987673"]



Ndahet nga jeta ish-presidenti Bujar Nishani
Historia e plotë >
Misteri i pajisjes misterioze në Sazan: Blof apo spiunazh?
Historia e plotë >
Ballkani gati të shpërthejë?! BE duhet të marrë urgjentisht masa
Historia e plotë >



Një realitet i ri në një rend global të vjetër
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

PROFIL / Bujar Nishani, nga ish-ushtarak në student në Kaliforni, shkall...
Historia e plotë >
DETAJE nga tragjedia në Fushë-Arrëz/ Si vdiqën njëra pas tjetrës 3 pjesë...
Historia e plotë >
Zbulohet qarku më i varfër në vend, të ardhurat për frymë sa 63% e mesatares kombëtare

Rikthehen oraret e zgjatura të punës për të gjithë sektorët pas pandemisë, ndër më të lartat në Europë

Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3
Aktualitet

‘Sali Berisha në atë kohë i donte në burg’, Spartak Ngjela i tregon me EMRA
Historia e plotë >


