Upsss/ Pa reçipeta, yllit 33-vjeçar për pak sa nuk i “shpërtheu” gjoksi nga fustani (FOTO)

Ylli televiziv, Lauren Goodger, në çdo dalje të saj publike di se si të tërheqë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Një ditë mëparë, 33-vjeçarja u shfaq e “egër” teksa theksoi linjat e saj bombastike me një fustan ngjyrë blu dhe portokalli.

Ish-ylli i “Towie” u shfaq në eventin “Ethical Designer Showcase” që prezantoi Oh Polly gjatë javës së modës në Londër.

Ndërkohë ajo kishte kombinuar me veshjen një çantë të vogël dore dhe këpucët me taka. Nga ana tjetër, duke mos veshur reçipeta, dukej se gjoksi i saj do të dilte nga fustani i ngushtë që kishte zgjedhur për mbrëmjen e së dielës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.