Shpërthen virusi, asgjësohen mijëra pata

Agjencia për Siguri Ushqimore në Bullgari ka raportuar për shpërndarjen e virusit të zogjve, H5N8, në një fermë patash, në qytezën Rakovski në jug të shtetit. Raportohet se 6,000 pata do të asgjësohen, pas rasteve të para të raportuara nga virusi.

Aktualisht është thënë se është krijuar një zonë mbrojtëse prej rreth 3 kilometrave. Autoritetet kanë ndaluar edhe lëvizjen e zogjve në zonën e mbrojtur, si dhe shitjen e vezëve nga zona e prekur prej virusit.

Në tetor të vitit 2018, autoritetet nga Agjencia për Siguri Ushqimore kanë asgjësuar më shumë se 100,000 pula dhe rreth 16,000 pata nga fshatrat jugore të Bullgarisë për të parandaluar shpërndarjen e një virusi, që ishte konfirmuar në teste laboratorike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.